Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

KQZ bën të ditur se aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë fillon nga data 13 janar dhe vazhdon deri më 21 janar në orën 18:00.

Ndërkohë sot KQZ ka shpallur ueb faqe të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët që do të duhet të plotësohen nga mërgimtarët për të votuar.

Janë dy lloj formularë që votuesit nga diaspora duhet t’i plotësojnë.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar edhe për dokumentet që nevojiten.