Publikohen në versionin audio katër këngët e reja të Rita Orës
12 Shkurt 2021
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka publikuar sot EP-në e titulluar “Bang”.
Katër këngët e mini-albumit të Ritës, janë publikuar në Youtube në versionin audio.
“Big”, “Bang Bang”, “The One” dhe “Mood”, janë titujt e këngëve të reja të Rita Orës.
Sot pritet të publikohet edhe videoklipi, ku këngëtarja shfaqet me veshje tradicionale./21Media