Dafina Zeqiri në bashkëpunim me reprët Ledri Vula dhe Lumi B lansuan projektin e ri të titulluar “Aman”

Fansat të cilët janë duke e pritur për disa ditë radhazi këtë këngë nga sot mund të kënaqen me interpretimin e treshes së njohur të showbizit.

Projekti vjen me tekst të Dafinës, Ledrit dhe Lumi B dhe është e realizuar me videoklip nga Entermedia. Kënga është ritmike dhe pritet të jetë hiti i kësaj vere. /21Media