Dashuria ka qenë një prej temave kryesore të këngëve të Sabri Fejzullahut qysh prej fillimit të karrierës së tij.

Edhe kësaj radhe ai përmes projektit të lansuar së fundmi i këndon dashurinë, shkruan portali rtv21.tv

Balada  e Sabri Fejzullahit “Për dashurinë”,  me tekst dhe muzikë të kantautorit të njohur shqiptar, Pirro Çako dhe orkestrim nga Virusi.

Fjalët të ëmbla për ndjenën më të mirë, që i thuri Pirro Çako interpretohen me emocion dhe ndjenja nga zëri i ëmbël i Sabriut.

Ndërkohë që kënga është vizuealizuar me videoklip./21Media