Publikohet balada “Si vjeshta” nga Gena
24 Nëntor 2020
Këngëtari i njohur shqiptar, Gena, ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Si vjeshta”.
Për muzikën dhe tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari, ndërsa orkestrimin e bëri Vani Rrushiti.
Për videoklipin e baladës së re Gena ka bashkëpunuar me Lorenc Pelushajn dhe Kreshnik Markun./21Media