Emrat e njohur të estradës shqiptare, Kida dhe Mozzik kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “PP”.

Këtë projekt dyshja e kanë publikuar me videoklip në të cilin ata shfaqen shumë bukur, shkruan rtv21.tv

Për tekstin është kujdesur reperi Mozzik, edhe për versionin “Paranoia”, edhe për atë “Pishmon”

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi që Kida dhe Mozzik kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. “Premtimet” është një prej hiteve të tyre të mëdha të publikuara para katër vitesh dhe që numëron mbi 49 milionë klikime në YouTube.

Kujtojmë se, ky bashkëpunim do jetë pjesë e albumit të Mozzikut që pritet  të publikohet më 31 korrik. Përveç këtij bashkëpunimi pjesë e albumit janë edhe dy bashkëpunime tjera  ai me Unikkatilin, dhe Getinjon. /21Media