Dua Lipa bashkëpunoi me Kanye West në një këngë që tashmë ka rrjedhur ilegalisht në internet.

Kanye, 43 vjeç, i cili ka drejtuar fushatën e tij presidenciale, regjistroi këngën me titull “Law Of Attraction” në bashkëpunim me artisten nga Kosova, për albumin e tij “Yandhi”, e cila më vonë u hoq, shkruan DailyMail.

Një klip një minutësh i këngës po qarkullon në rrjet dhe po bën namin. Sipas “The Sun”, Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një adhuruese të madhe të tijën.

Po e njëjta media shkruan se ajo ishte e lumtur që hyri në studio me të sepse ishte një përvojë emocionuese, por fatkeqësisht kënga nuk e pa kurrë dritën e publikimit.

Dua gjithashtu në pak ditë do të publikojë këngën e saj më të re “Fever” me këngëtaren belge, Angèle.