Reperi i njohur, Gashi ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Never Give Up On Me”. Gashi edhe këtë këngë e solli në bashkëpunim me G-Eazyn, kënga e tyre u publikua vetëm në versionin audio.

“Never Give Up On Me” është pjesë e albumit të tij “1984”, për të cilin ai kishte punuar një kohë të gjatë dhe u prit mirë nga fansat.

“My Year” titullohet bashkëpunimi i dyshes së njohur, të cilin e kanë publikuar në muajin janar. Deri tani kjo këngë numron mbi  3 milionë klikime. /21Media