Publikohet “Juliet” nga Ardian Bujupi
9 Tetor 2020
Rreth një muaj që nga publikimi i dy këngëve të fundit, Ardian Bujupi ka publikuar një tjetër projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën “Juliet”, të cilën Ardiani e prezantoi para publikut edhe me videoklip të realizuar në Gjermani.
Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtari.
Që nga publikimi, videoklipi i “Juliet” është klikuar rreth 42 mijë herë në kanalin YouTube/21Media