Publikohet kënga “Mëkatare” nga Melinda Ademi!
20 Dhjetor 2020
Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar sot projektin e ri muzikor. “Mëkatare” titullohet kënga e re e Melindës e cila është shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga është punuar në studion e Redbox. Tekstin e këngës e ka shkruar vet reperja në bashkëpunim me reperët Gjiko dhe Skerdi.
Për videoklipin, Melinda ka bashkëpunuar me Valon Azirin dhe Cinegr8./21Media