Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar listën e bizneseve të cilët kanë fituar grante nga komuna.

“Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total kanë përfituar:
-4941 biznese
-1976 mikro biznese me nga 600€
-2965 biznese te vogla me nga 1300€.
Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ky është linku ku mund të shihen bizneset përfituese:

KËTU