Po bëhen gati 46 vjet që prej kur ajo është në skenë. Këngëtarja Shkurte Fejza qysh prej kur ishte fëmijë u mor me muzikë. Zëri i saj dhe hitet që ajo solli bën që të cilësohet si Mbretëresha e Muzikës Popullore.

Talent i saj është vërejtur qysh kur ishte nxënëse e shkollës fillore. Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën shihet Shkurte Fejza duke kënduar kur ishte fëmijë, shkruan portali rtv21.tv

Mbase të gjithë do të ishin kurreshtarë ta dëgjonin zërin e saj shumë vjet më parë, që pa dyshim mahnit.

Fejza ende është aktive në muzikë duke sjellë hite të një pas njëshme. Ajo për gjatë 4 dekadave i këndoi luftës, lirisë, dëshmoreve e dashurisë./21Media