Nga nesër (18 maj) fillon faza e dytë e lehtësimit të masave. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit për qytetarët në fazën e dytë të masave lehtësuese në Kosovë.

Sipas këtij orari që fillon nga dita e nesërme dhe zgjat deri më 1 qershor, qytetarët do të kenë mundësinë që të dalin dy herë në ditë, dy orë paradite dhe dy orë pasdite (gjithsej 4 orë).

Bizneset që do të hapen nga nesër janë floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia në variantin take-away,  transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, hapja e galerive dhe muzeve./21Media