Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte.

Bajrami ka njoftuar se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, ka shkruar Bajrami nw “Facebook”.

Bajrami ka njoftuar se hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit./21Media