Është lansuar projekti “Shqipet e Diasporës”, që erdhi si bashkëpunim në mes dy këngëtarëve, Shaqir Cërvadiku dhe Fjolla Berisha.

Ky është projekti i parë i dyshës. Tekstin dhe vijën melodike të të cilit e ka realizuar vetë këngëtari Cërvadiku. Këngës i kanë finalizuar edhe videoklipin.

Kënga e fundit e realizuar nga Shaqir Cërvadiku është “Qka po thot Adem Jashari”, ndërsa nga Fjolla Berisha është “Mor i miri nëpër therra”./21Media