Publikohet traileri i filmit “Emancipation”

Filmi “Emancipation”, ku me rol paraqitet aktori i mirënjohur Will Smith, bazohet në ngjarje të vërtetë. Në tailerin e tij, Smith shihet në rolin e një skllavi gjatë Luftës Civile. Ai bën çdo gjë vetëm e vetëm për tu bashkuar me familjen e tij.
Smith luan rolin e Peter, i cili ikë nga plantacioni në Luiziana, dhe shkon në Veri, ku bashkohet me Union Army. Personazhi i tij bazohet në personin me emrin Gordon, fotografitë e të cilit të bëra në vitin 1863, e ku shihet i rrahur, u publikuan. Ato dëshmojnë se skllavëria ishte mizore.
Me rol në film bashkohet edhe aktori Ben Foster, në rolin e Fassel. Ai vihet në kërkim të Peter.
Në trailer, Peter shihet duke ikur dhe duke u fshehur nga robëruesit e tij.
Ai shihet edhe duke u munduar të shpëtojë nga një krokodil në Luiziana.
Smith nuk lejohet të ndjek Academy Awards për dhjetë vite, për shkak të incidentit që ka shkaktuar në ceremoninë e fundit të ndarjes së Oskarëve.
Megjithatë ai ka shans të nominohet për aktorn më të mirë për këtë film.
Regjinë e “Emancipation” e ka bërë Antoine Fuqua.
Smith u nderua me çmimin për aktorin më të mirë edhe pas goditjes së nikoqir të Oskarëve, Chris Rock, dhe mbetet të shihet nëse ai do të fitojë edhe për paraqitje në “Emancipation”.
“Emancipation” do të shfaqet në kinema nga data 2 dhjetor 2022./21Media

Back to top button