Gjykata Speciale ka publikuar emrat e zyrtarëve të tjerë të UÇK-së që i konsideron “pjesë të grupit kriminal” Me publikimin e aktakuzës ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale ka publikuar edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të cilët po i konsideron “pjesë të këtij grupi kriminal”.

Aty bëjnë pjesë: Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.Sipas Speciales, disa prej tyre nuk ishin anëtarë të “ndërmarrjes kriminale, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes për të kryer krime”.

Pas konfirmimit të aktakuzave për, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi, Specialja ka njoftuar se Krasniqi, për herë të parë në Gjykatën Speciale do të paraqitet të hënën. Seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00./21Media