"Lezet" publikohet nga dyshja e njohur

“Lezet” publikohet nga dyshja e njohur

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi ka publikuar projektin e saj të titulluar “Lezet” këtë këngë Fifi e solli  në bashkëpunim me Remzie Osmanin.

Kjo këngë është publikuar në ditën kur Fifi feston ditëlindjen e 26-të. Në lidhje me këtë videoklipi i këngës paraqet festën e ditëlindjes së Fifit ku të ftuar janë emra të njohur Young Zerka, Olsi Bylyku.

Për tekstin e këngës është kujdesur vet Fifi, ndërsa për producimin është përkujdesur Apollo.

Kujtojmë se, ky është bashkëpunimi i parë i artisteve dhe mbetet të shihet se a do pëlqehet nga publiku. /21Media