Prej kohësh po qarkullon një lajm se personat duhanpirës janë më pak të rrezikuar nga COVID-19. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Pulmologu, Besim Morina këtë të mërkurë në një intervistë për RTV21, ndër të tjera tha se pirja e duhanit nuk e zvogëlon mundësin e infeksionit, për kundrazi e rritë mundësin e infeksionit.

Sipas Morinës, duhanpirësit kanë tendencë të mos e mbajnë maskën, e prekin gojnë, kanë imunitet më të vogël dhe mbrojtje më të vogël të traktit respirator në krahasim me personat që nuk konsumojnë duhan./21Media