Mehmeti: Policia s’ka pasur informacione për liturgjinë në Kishën Ortodokse

 
Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë njoftim për mbajtje të liturgjisë në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kështu ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti duke shtuar se objekti kishës nuk është në mesin e objekteve të cilat ruhen 24 orë nga Policia e Kosovës.
“Nuk kemi qenë të njoftuar fare për aktivitet kishtar, Policia e Kosovës këtë objekt nuk e ka në listën e objekteve që i siguron 24 orë. Ne nuk kemi pasur asnjë njohur që në këtë objekt do të mbahet ndonjë liturgji”, ka thënë drejtori i policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës po raporton para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Back to top button