Lajm i mirë për të punësuarit në Twitter – ndoshta s’do t’ju duhet të shkojnë në punë më.

Kompania me bazë në San Francisco, thotë se punëtorët e saj që nga marsi kanë punuar nga shtëpia.

Gjithçka ka funksionuar aq mirë, saqë Twitter thotë se do të ishte e gatshme t’i linte ata të vazhdojnë – nëse punët e tyre e lejojnë këtë.

“Ne ishim unik në këtë qëndrim që t’ua lejojmë atyre të punojnë nga shtëpia. Muajt e fundit e kemi dëshmuar se mund të punojmë edhe nga shtëpia. Pra, nëse punonjësit tanë janë në gjendje të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të mundur”, u tha themeluesi Jack Dorsey punonjësve në një email.

Ai shtoi se ata punëtorë që nuk do të munden të punojnë nga shtëpia, do ta kenë mundësinë të punojnë në zyre në fund të vitit, por jo “para shtatorit”, shkruan BBC, përcjell 21Media

Twitter i ka 35 zyre rreth botës, përfshirë këtu në New Delhi, London dhe Singapore.

Edhe kompanitë si Facebook dhe Google gjithashtu u kanë thënë stafit të tyre se mund të punojnë nga shtëpitë./21Media