Punëtori dyshohet se inskenoi me hajdutët grabitjen e kompanisë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje.
Të tre, njëri punëtor në një kompani, dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në këtë kompani, në Livoq të Epërm të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:30.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376€. Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button