Një punëtore e Amazonës ka filluar një apel mbarëkombëtar për të gjetur unazën e saj të fejesës pasi ajo e humbi atë në një paketë e cila iu dërgua një klienti.

Jasmine Paget, 18 vjeç nga Swansea, kur ajo mbaroi ndërrimin e saj duke punuar në departamentin e paketimit e kuptoi se unaza e saj kishte humbur.

Ajo ishte fejuar me Josh Mannings, 20 vjeç, disa muaj më parë në ditën e Shën Valentinit, transmeton rtv21.tv.

Unaza e saj është një brez argjendi me një diamant të përqendruar dhe diamante të vegjël rreth saj.

Ajo u kthye në shtëpinë e saj dhe ndau historinë e saj fatkeqe në mediat sociale.

Tani, Jasmine është duke u lutur njerëzve të kontrollojnë paketat e tyre në Amazon për unazën e saj.

Mijëra njerëz kanë ndarë postimin e saj dhe çifti i pafat po pret që një klient i ndershëm mund të gjejë unazën dhe ta kthejë te Jasmine./21Media