Modesta me sukses të jashtëzakonshëm në Amerikë

Modesta me sukses të jashtëzakonshëm në Amerikë

Një sukses tjetër nga shqiptarët vije nga Amerika e largët. 23 vjeçarja, Modesta Imeri ka mbaruar studimet në University of Pennsylvania mirëpo një punim i saj tashmë është bërë material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan.

Lajmin për këtë sukses të Modestës në Amerikë e ka bërë të ditur, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku e cila po ndihet tej mase krenare më arritjen e Modestës.

“Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook./21Media

Fotografia e Vlora Citaku