Një kompani argjendarie në Izrael ka krijuar maskën më të shtrenjtë në botë, që do të ketë edhe filtra mbrojtës nga Covid-19.

Ajo është e punuar me ari dhe diamantë që kapin vlerën e 1.5 milionë dollarëve. Argjendari Isaac Levy tha së maska është kërkuar me porosi, por nuk pranoi të tregonte emrin e blerësit.

Maska prej arit të bardhë 18 karatësh do të dekorohet me 3,600 diamante të bardhë dhe të zi dhe do të pajiset me filtëra N99, sipas kërkesës së blerësit, tha argjendari.

Levy tha se blerësi kishte edhe dy kërkesa të tjera: që të përfundohej deri në fund të vitit dhe që të ishte maska më e shtrenjtë në botë. “Kërkesa e fundit ishte më e lehta për ta përmbushur”, tha ai.

Maska është 270 gram, afërsisht 100 herë më e rëndë se maska e zakonshme, nuk do të jetë e përshtatshme për tu vënë gjatë ditës.

Argjendari tha se përderisa nuk mund ta mbajë vetë, ishte falënderues për mundësinë që i ishte dhënë.

“Jam i lumtur që kjo maskë na ka dhënë mundësi që punëtorët tanë të jenë në gjendje të mbajnë punët e tyre në këtë kohë sfiduese”./oranews