Një punonjës spitali në Itali është akuzuar se ka marrë pagë të plotë ndonëse nuk është paraqitur në vendin e punës për 15 vjet.

Sipas mediave italiane, burri dyshohet se nuk është paraqitur në punë në spitalin Ciaccio në qytetin jugor të Catanzaro që nga viti në 2005.

Ai tani po hetohet për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre, transmeton rtv21.tv.

I dyshuari thuhet se ishte paguar 538 mijë euro gjithsej gjatë viteve që mendohet se nuk ka punuar.

Gjashtë menaxherë në spital po hetohen gjithashtu në lidhje me mungesën e pretenduar.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian.

Punonjësi ishte një nëpunës civil dhe u caktua në një punë në spital në vitin 2005, në këtë moment ai ndaloi së shkuari në punë.

Policia gjithashtu e ka akuzuar atë për kërcënim ndaj menaxheres së tij për ta ndaluar atë nga paraqitja e një raporti disiplinor kundër tij. Sipas raportimeve të policisë, kjo menaxhere më vonë doli në pension dhe mungesa e tij e vazhdueshme nuk u vu re kurrë nga pasardhësi i saj ose burimet njerëzore./21Media