Puntorët teknik në disa shkolla të Prishtinës në grevë që nga e hëna

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se për shkak të pagave të ulëta, punëtoret teknik në disa shkolla të Prishtinës do të hyjnë në grevë që nga e hëna.

Azemi ka njoftuar se punëtoret i kanë bërë thirrje komunës që nëse brenda javës, nëse nuk gjendet një zgjedhje për këtë çështje të gjejnë punëtorë tjerë, sepse këta nuk do t’i kthehen më punës me këto paga.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtor kanë marr vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse kta më nuk don ti kthehen punës me kto paga,vendim i të gjithë punëtove në mënyr unanime”, ka shkruar Azemi në “Facebook”./21Media

Back to top button