Pupovci largohet nga Ministria e Arsimit në fund të vitit

Zëvëndësministri, Dukagjin Pupovci e ka njoftuar ministren e MASHTI-it, Arbërie Nagavci se për arsye personale, e ka të pamundur të vazhdojë në këtë pozitë. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv Edona Kutleshi nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ajo ka thënë se Pupovci nuk e ka paraqitur ende dorëheqjen formale.
“Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur akoma, por ka njoftuar se këtë do ta bëj në kohën e duhur, sapo t’i përfundojë edhe disa punë të cilat i ka filluar dhe në koordinim me Ministren dhe Kryeministrin”, ka thënë Kutleshi për rtv21.tv
Ministria ka bërë të ditur se zëvëndësministri Pupovci ka thënë se do të jetë në këtë pozitë deri në fund të këtij viti./21Media

Back to top button