Putin akuzon SHBA-në

Putin tha se SHBA kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare kur nisën goditjet ajrore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare kur nisën goditjet ajrore në bazën ajrore siriane, duke mos nxjerrë fakte se qeveria në Damask ka përdorur armë kimike, deklaroi të mërkurën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Si reaguan aleatët e NATO-s? Ku janë faktet se forcat siriane kanë përdorur armë kimike? Nuk ka. A kishte shkelje të drejtave ndërkombëtare? Po, ishte. Ky është fakti”, tha Putin në një intervistë për televizionin rus “Mir”.

Back to top button