Peskov ka thënë se pjesmarrja e Putin në Asamblenë e Përgjithshme nuk është në planet e tij

Peskov ka thënë se pjesmarrja e Putin në Asamblenë e Përgjithshme nuk është në planet e tij

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë muaj.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, është cituar sot nga mediat se lideri rus nuk do të udhëtoj për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.

“Jo, kjo nuk është në planet e presidentit”, i tha Peskov agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Debati në asamble do të filloj më 19 shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump, planifikohet që ta mbajë fjalimin e tij të parë në OKB.

Delegacionin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do ta udhëheq ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, i cili pritet të flasë më 21 shtator, raporton agjencia TASS.