Putin bisedon me Rouhanin

Putin bisedon me Rouhanin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi sot sulmet e reja eventuale në Siri do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai këtë e tha në bisedë me presidentin iranian Hassan Rouhani, njoftoi Kremlini.

“Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj”, thuhet në kumtesen e Kremlinit.

Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë ‘ilegal’ do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet tutje në kumtesë.

“Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, njoftoi Kremlini.

Ndryshe dje Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca goditën tri vendndodhje të armëve kimike në Siri, si përgjigjje ndaj sulmit vdekjeprurës kimik në qytetin e Dumës, një javë më parë.