Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se “krizat e thella të brendshme” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë çuar në rritjen e rasteve me koronavirus dhe viktimave, dhe thotë se Rusia ka bërë punë më të mirë në përballimin e pandemisë.

“Nuk mund ta paramendoj dikë në qeverinë ruse që thotë se nuk do të bëjmë çfarë thotë presidenti apo qeveria”, tha Putini.

“Mendoj se problemi kryesor në SHBA është në këtë rast se interesat e partive janë para atyre të shoqërisë”, deklaroi ai mes tjerash.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se dy milionë të infektuar dhe më shumë se 115 mijë viktima si pasojë e koronavirusit – shifra më e lartë në botë.

Kurse në Rusi janë më shumë se 528 mijë raste të konfirmuara – vendi i tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Numri i viktimave është aktualisht 6 mijë e 948 – por kjo shifër është shumë e diskutueshme./21Media