Që nga e hëna në Angli maskat të detyrueshme në transportin publik
13 Qershor 2020
Rregulla të reja do të zbatohen që nga e hëna në Angli, që nënkupton se njerëzit detyrohen të mbajnë maska në transportin publik. Stafi i spitalit, pacientët dhe vizitorët detyrohen të vendosin maska mbrojtëse.
Kjo është në linjë me këshillat e OBSH-së, që thotë se maskat mbrojtëse duhet të mbahen në publik, atëherë kur distanca sociale s’është e mundur – përfshirë këtu edhe transportin publik. Po ashtu edhe pasagjerët dhe shoferët do të detyrohen të mbajnë maska mbrojtëse që nga e hëna.
Edhe në Uells po kërkohet e njejta gjë – përfshirë këtu edhe në transport publik.
Këshillë të ngjashme ka dhënë ministri i parë i Irlandës Veriore dhe zv / ministri i parë.
Në Skoci, rekomandohet të konsideroni përdorimin e mbulesave të fytyrës në rrethana të kufizuara – siç është transporti publik – si masë paraprake./21Media