Lionel Messi nuk ka shënuar gol e madje as nuk ka dhënë ndonjë asist në një ndeshje nëEl Clasico që kur Cristiano Ronaldo i është bashkuar me Juventusin, në vitin 2018.

Ylli argjentinas ka shënuar 26 gola dhe ka bër 14 asistime në 45 ndeshje kundër Real Madridit, por nuk ka arritur të kontribuojë në golat e Barcelonës kundër “Merengues” në tri vjetët e fundit.

Mallkimi vazhdoi mbrëmë kur Barcelona humbi 2-1 përballë skuadrës së Zinedine Zidane.

Messi tani është pa gol ose asist në pesë ndeshjet e fundit kundër Real Madridit. Ai e ka humbur klasiken e parë të epokës post-Cristiano Ronaldo në 2018, për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi portugez ka shënuar 20 gola në 34 ndeshje kundër Barcelonës, por hera e parë dhe e vetmja herë që ka gjetur rrjetën kundër “katalanasve” në Ligën e Kampionëve ishte dhjetori i kaluar kur ai ka shënuar një gol në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj “Blaugranëve” në fazën e grupeve.

Cristiano Ronaldo do të shohë kontratën e tij me Juventusin, e cila do të skadojë në qershor 2022, por ka raporte se ai mund të bashkohet me PSG-në ose të kthehet në Real Madrid në fund të sezonit.

Messi gjithashtu është lidhur me një largim nga Barcelona pasi marrëveshja e tij me gjigandët e La Ligas do të  skadojë në verën e këtij viti.