Reperi i njohur Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u qëllua me armë në krahëror, në anën e majtë, gjatë një atentati të vjedhjes.

Ngjarja ka ndodhur në Florida.

Sipas policisë, reperi u qëllua të hënën në mesnatë, në një parking në SpareZ Bowling Allwy në Davie. Ku, menjëherë pas ngjarjes, u dërgua me urgjencë në spital.

Baby Blue, erdhi në Florida për të mbajtur një ndejë, me rastin e lansimit të këngës së tij më të re “Jerry Rice”.

Sipas raportit policor, një nga të dyshuarit ishte i veshur me të zeza, ndërsa tjetri i veshur në të hirtë, që të dy me fytyrë të mbuluar.

Departamenti Policor Davie, ka lajmëruar të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion në lidhje me dy të dyshuarit, të lajmërojnë policinë./21Media