Reperi i njohur amerikan Huey,  është vrarë në moshën 32- vjeçare.

Huey, emri i vërtetë i të cilit ishte Lawrence Franks Jr, u qëllua në Kinloch, Missouri të enjten vonë.

Siç raporton The Guardian, reperi u dërgua në spital, por vdiq menjëherë  për shkak të plagëve të marra. Policia është duke zhvilluar një hetim për vrasje, ndërsa dhe një person i dytë i paidentifikuar gjithashtu u qëllua, dhe po trajtohet në spital.

Kushëriri i tij, Bruce Franks Jr, konfirmoi lajmin e hidhur në Twitter me një foto nga performanca e fundit së bashku.

Hera e fundit që performuam bashkë! Të gjithë e njihni si Huey, për të dashurit e tij ai ishte LJ! Kushëriri im i vogël! Pusho në paqe! Ky lajm na goditi fort!”, shkori ai, përcjell rtv21.tv

Kujtojmë se këngët më të suksesshme të reperit amerikan janë “Pop Lock and Drop it”, “Tell me this”, “When I Hustle”, e shumë të tjera.