Qendër mbrojtësi i klubit londinez, Dinos Mavropanos ka kompletuar transferimin në Bundesligë tek skuadra e Stuttgartit në formë huazimi.

Topçinjtë kanë dëshiruar që të lëshojnë vend në mbrojtje për blerjen e mbrojtësit francez, Malang Sarr.

Reprezentuesi grek U21 ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin para se të nisej për të kaluar sezonin e ardhshëm në Gjermani, pasi sezonin e kaluar ishte në Budesliga 2 me skuadrën e Nurnbergut./21Media