Meghan Markle u martua me Princin Harry pa “asnjë qëllim” për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka pohuar një fotograf mbretëror.

Fotografi mbretëror veteran me qendër në Londër, Arthur Edvard, 79 vjeç, pretendoi se qëndrimi në Britani të Madhe nuk ishte në ‘planet’ e Meghan Markle – pavarësisht se harxhoi 2.4 milionë euro të taksapaguesve, për të rinovuar Frogmore Cottage, përcjell portali rtv21.tv

Duke folur në TalkRadio, ai shpjegoi: Me gjithë renevorimin e shtëpisë në Frogmore dhe paratë që ata shpenzuan për këtë, ajo nuk kishte ndërmend të qëndronte këtu.

Arthur, i cili ka fotografuar Dukën e Sussex që nga dita e lindjes – gjithashtu përshkroi ndryshimin në sjelljen e Princit Harry ndaj mediave.

“Fatkeqësisht për dy vitet e fundit, ai ishte inferior, nuk foli me mua për një vit. Unë e kam fotografuar atë që kur ka lindur.”, tha Artur./21Media