Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Fillimisht Kastrati lajmin e ka bërë të ditur përmes njëpostimi në Facebook.

Kurse, sot në një lidhje direkte në emisonin “BonBon” i pari i Kamenicës ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka asnjë simptomë, por, që ai po qëndron i izoluar në shtëpi.

Tutje, Kastrati ka treguar se stafi i tij janë duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre deri të testohen. Gjithashtu Kastrati ka bërë të ditur se, punën e tij do ta vazhdojë nga shtëpia ./21Media