Ndoshta e dini tashmë që të paturit një qen bën mrekulli për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ul stresin, zvogëlon presionin e gjakut dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Canine Cottages u foli ekspertëve të sjelljes për qentë për të gjetur kuptimin e vërtetë pas lëpirjeve, lypjeve, lehjeve dhe më shumë. Pastaj, kompania nga Britania e Madhe i vuri në provë dhe mati rrahjet e zemrës së qenve për të zbuluar se si reagojnë saktësisht ndaj skenarëve të dhënë, transmeton rtv21.tv.

Gjetjet e tyre sugjeruan që kur i thanë këlyshit “Të dua”, rrahjet e zemrës së tij rriteshin me 46.2%.

I njëjti eksperiment i drejtuar nga Canine Cottages tregoi se rrahjet e zemrës së njerëzve gjithashtu rriten me 10.4% kur të shohin miqtë e tyre me gëzof. Dhe nëse shoku yt me katër këmbë po kalon një ditë të ashpër, ju mund ta përqafoni atë, sepse kjo ul pulsin e tyre me 22.7%, sipas të njëjtit raport.

Megjithëse rrahjet e zemrës së qenve në të vërtetë mund të hedhin dritë mbi emocionet e tyre, duhet kujtuar se mënyra se si njerëzit dhe kafshët komunikojnë dashurinë është krejtësisht e ndryshme./21Media