Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, i ftuar në emisonin debatues “Click” tha se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë presion sa është dashur tek ndërkombëtarët që të njëjtit t’i bëjnë presion Serbisë për të treguar rreth fatit të të pagjeturve.

” Nuk po foli në emrin tim por edhe në emer të fmiljarëve të të pagjeturve, të cilët jo që mendojnë por janë të bindur se presioni i vendorëve është dashur të jetë shumë shumë më i madh ndaj ndërkombëtarëve”, deklaroi ndër të tjera Qerkini./21Media