Qeveria angazhon edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë sot, gjatë të cilës ka miratuar dy vendime. 

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.
Qeveria po ashtu ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1 milion e 332 mijë euro.
Me këtë rast, numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2 mijë. /21Media 

Back to top button