Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të diskutojnë për masat e reja, të cilat janë propozuar për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Qeveria do të shqyrtojë masat që të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, kufizim të kapaciteteve në transportin publik deri në 50%, ndalesë për ngjarje publike dhe rekomandim deri tek të gjithë administrata shtetërore dhe publike, deri tek komunat dhe gjykatat, në pajtim me mekanizmat e punës, procesi i punës të zhvillohet në turne ose online nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar me sistem të rotacioneve dhe secili institucion në pajtim me karakteristikat e procesit të punës.

Ndërsa, Kuvendi do të duhet të nisë diskutimin për ndryshimet ligjore, për zbatimin e masës – mbajtje e detyrueshme e maskës në ambiente të hapura, raporton TV21./21Media