Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, priti në takim delegacionin nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacioni kryesohej nga Matthew Zais, zëvendës ndihmës sekretar kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutoi për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti me këtë rast ka falënderuar delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje.

Qeveria e Kosovës po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Bashkë me…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, October 19, 2020