Qeveria do të kërkojë nga kuvendi të vazhdohet gjendja e krizës për 6 muaj
1 Dhjetor 2020
Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të gjendjes së krizës deri në qershor të vitit të ardhshëm
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka pranuar propozimin e Grupit për Vlerësim të Qendrës për Menaxhim me Kriza që të vazhdojë gjendja e krizës në shtet edhe për gjashtë muaj.
Por Propozimi duhet të dorëzohet në Kuvend, i cili duhet që të miratohet.
Më 20 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Me shpalljen e gjendjes së krizës, sipas nenit 33 të ligjit për menaxhim me krizat, Qeveria do të mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve./TV21