Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë ta porosisë vaksinën anti-Covid.

“Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai po ashtu ka propozuar se si të kryhet procedura e vaksionimit.

“Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete. Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike. Të tjerët mund të presim!P.S. E di që ju duket herët të diskutojmë tani, por mos diskutimi tani na shkakton humbje të dy muajve në fund.”, ka përfunduar Ahmeti.

Aktualisht janë dy vaksina të cilat po tregojnë mbi 90% efikasitet, vaksina nga Morena si dhe vaksina nga Pfizer dhe BioNTech./21Media