Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku

(Lajm i përditësuar)


Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku

Qeveria  e Kosovës ndau 50 mijë euro në mbështetje të familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut i cili ka rënë në detyrë në sulmin 24 shtatorit.

Propozimi u bë nga ministri i Finacnave, Hekuran Murati.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, tha ndër tjerash ministri i Financave, Hekuran Murati.


Kurti për ngjarjen e 24 shtatorit: Është suksesi më i madh i policisë që nga shpallja e Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë foli se për sulmin e së dielës,  ku një grup i armatosur serb sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë kështu policin Afrim Bunjaku, derisa policia e Kosovës vrau tre nga terroristët. Qeveria e Kosovës e nisi mbledhjen me një minutë heshtje.

Kurti  tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë. Ai shprehu falënderim për Policinë e Kosovës, shkruan portali rtv21.tv


Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës do të marrë vendim për të mbështetur familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili vra në detyrë në Banjskë të Zveçanit të dielën, në një sulm terrorist nga një grup i armatosur serb.

Siç bëhet e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës sot do të mblidhet në ora 10:00. Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit, por nuk u bë e ditur se për çfarë do të diskutohet.

Kjo mbledhje është e para pas zhvillimeve pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku./21Media

Back to top button