Qeveria e Kosovës: Takimi Kurti-Vuçiq me shumë gjasë të dielën

Ka shumë gjasa që të dielën të ketë një takim në Bruksel mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kështu tha për portalin rtv21.tv zëdhënësi i  Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.  Ai tutje shtoi se kur te

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë.”, tha Kryeziu.

Kryeministri Albin Kurti si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje (18 nëntor) janë ftuar në Bruksel nga kryediplomati evropian, Josep Borrell. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, ka thënë Stano.

Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur. Faza e parë e planit për targa përfshin qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme.Kurse faza e dytë sipas këtj plani nis më 21 nëntor dhe parasheh gjoba prej 150 euro, për të gjithë vozitësit e makinave me targa ilegale serbe./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button