Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të vendos se a do ta pranojë ose jo propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore.

Komisioni dje propozoi që ora policore të vlejë edhe më tej për qytetet e rrezikshme, si Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi, duke filluar nga ora 22, për të përfunduar në ora 2 e mëngjesit.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe rikthimi i kësaj mase po vjen si rezultat i rritjes së të infektuarve me Covid-19./TV21