Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri me kompetenca të plota kushtetuese

Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri me kompetenca të plota kushtetuese

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se qeveria e shkarkuar, e cila sipas tij, ka shkelur Kushtetutën nuk mund të mbulohet me nisma ligjore parciale.

Sipas tij, nisma të tilla ligjore nuk do të arrijnë të hyjnë në fuqi në kohë për të qenë në shërbim të menaxhimit të pandemisë.

“Supsendimi i demokracisë, përmes suprimimit te lirive themelore te njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetutën, duke bankrotuar ekonominë pa asnjë konsiderate, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund te mbulohet me nisma ligjore parciale. Ne cilëndo situate, këto nisma ligjore nuk do arrijnë te hyjnë ne fuqi ne kohe për te qene ne shërbim te menaxhimin te pandemisë.”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka shtuar se Kosova ka nevojë për një qeveri me kompetenca të plota kushtetuese.

“Qeveri legjitime qe merr përsipër te krijoje konsensusin e nevojshëm shoqëror për te mobilizuar te gjitha mundësitë, brenda dhe jashte Kosovës, për te përballuar pasojat ekonomike e sociale te pandemisë. Ketë gjë mund ta beje vetëm një kryeministër e një qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e ne respektim te ligjit dhe Kushtetutës.”, ka shkruar Hoti në facebook.